Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, publikoi një mesazh emocional para ndeshjes Kosovë-Turqi, duke e cilësuar këtë përballje si një moment historik. Ai theksoi emocionin që mbretëron në gjithë vendin dhe përmendi rrugëtimin jashtëzakonisht të vështirë të futbollit kosovar.
“Jemi vetëm 90 minuta larg ëndrrës sonë gjeneracionale. Kosova në Botëror… sa bukur tingëllon”, shkroi Abdixhiku, duke nxitur besimin dhe krenarinë për skuadrën. Ai shtoi se futbolli i Kosovës është rritur në kushte të vështira dhe sot përfaqëson rezistencën dhe vendosmërinë e popullit.
“Le të shkojmë në Botëror sonte! Për popullin tonë. Për gjeneratat që e bënë të mundur këtë ditë. Forca djema!”, përfundoi ai.




