Ka nisur procesi i verifikimit të ankesave të konsumatorëve lidhur me njehsorët elektrikë, ndërsa institucionet përgjegjëse kanë dalë në terren për trajtimin e rasteve.
Komisioni i posaçëm i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Tregut, ka ndërmarrë veprime konkrete gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit, disa njehsorë ku janë konstatuar mospërputhje janë larguar nga përdorimi dhe janë dërguar për verifikim në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës.
Autoritetet bëjnë të ditur se rezultatet e para të verifikimeve pritet të publikohen së shpejti. Ndërkohë, qytetarët ftohen të paraqesin ankesat e tyre, duke përfshirë të dhënat e nevojshme si numri i telefonit dhe adresa, për të mundësuar trajtim më të shpejtë të rasteve.




