Temperaturat e ulëta kanë përfshirë Shqipëria, duke sjellë reshje dëbore në disa zona malore.
Sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit janë regjistruar reshje dëbore në aksin Boboshticë–Dardhë si dhe në Kukës–Shishtavec. Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin e rrugëve, duke shmangur probleme në qarkullim.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, sidomos kur udhëtojnë në zonat malore me prezencë dëbore .
Në disa rajone, trashësia e borës ka arritur deri në 25 centimetra, ndërsa punimet për mbajtjen e rrugëve të kalueshme po vazhdojnë nga borëpastrueset.




