Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se edhe këtë vit do të ofrohet regjistrim falas për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Sipas tij, ky vendim synon të rrisë gjithëpërfshirjen dhe qasjen e barabartë në shërbimet komunale. Ai u ka kërkuar komunave që muaji prill të shpallet muaj i regjistrimit falas, duke ofruar lehtësira dhe informim për qytetarët.
Krasniqi theksoi se heqja e tarifave do të ndihmojë në eliminimin e barrierave financiare dhe në forcimin e barazisë për këto komunitete.




