Dogana e Kosovës njoftoi se muaji mars ishte shumë pozitiv për institucionin, me rritje të qëndrueshme të të hyrave dhe avancim të reformave për lehtësimin e tregtisë.
Të hyrat totale arritën 431 milionë euro, një rritje prej 4.5% krahasuar me vitin paraprak, ndërsa vetëm gjatë marsit u shënua një rritje 12.7%.
Sistemi i ri i zhdoganimit ka ndihmuar në reduktimin e kohës së pritjes dhe kostove për bizneset.
Në kuadër të luftës kundër ekonomisë joformale, dogana ka zbuluar mallra të dyshuara për kontrabandë me vlerë rreth 800 mijë euro në rajonin e Prishtinës.
Dogana e Kosovës u rendit në top 10 vendet më të suksesshme në operacionin ndërkombëtar STOP IV, duke u pozicionuar e 7-ta nga 119 shtete.
Ky rezultat tregon avancimin e Doganës në transparencë, eficencë dhe luftë kundër kontrabandës.




