Në segmentin rrugor Pejë–Rugovë, në zonën e Kuqishtës, gurë të mëdhenj kanë rrëshqitur nga mali, duke krijuar rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve.
Lëvizja e gurëve ka shkaktuar pengesa në rrugë dhe rrit mundësinë e aksidenteve, veçanërisht për shoferët që nuk e njohin mirë terrenin, raporton RTV Fontana.
Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar dhe, nëse është e mundur, shmangien e këtij segmenti deri në stabilizimin e situatës.




