Lëvizja VETËVENDOSJE i ka dërguar letër Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, me kërkesën për emërimin e anëtarit të tretë të KQZ-së nga radhët e saj.
Sipas partisë, kjo kërkesë bazohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mospranimin e kërkesës së Presidentes për vlerësimin e konfliktit mes kompetencave kushtetuese, sipas nenit 113 të Kushtetutës (Nr. të lëndës: KO81/26).
VV thekson se përfaqësimi në KQZ duhet të pasqyrojë proporcionalisht rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, duke respektuar vullnetin e qytetarëve.
Partia nënvizon se parimi themelor është që vendet në KQZ lidhen me përfaqësimin parlamentar, dhe kërkon që të respektohet ky parim për të garantuar drejtësi dhe legjitimitet në përbërjen e komisionit.




