Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend se Kosova po përballet me një krizë të theksuar dhe masat e qeverisë për të ndaluar rritjen e çmimeve nuk po japin rezultat.
Ai theksoi se qytetarët presin veprime efektive dhe se qeveria duhet të shqyrtojë seriozisht efektivitetin e masave ekzistuese, duke përfshirë edhe heqjen e çmimit tavan, pasi aktualisht ato nuk po arrijnë qëllimin për të stabilizuar tregun.




