Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar rrjetet e mëdha të marketeve për praktika që ndikojnë në rritjen e çmimeve për konsumatorët deri në 30%.
Ai tha se prodhuesit dhe importuesit paguajnë tarifa të larta për listimin dhe pozicionimin e produkteve në këto rrjete, ndërsa shpesh kërkohen bonusë dhe pagesa shtesë që ndikojnë direkt në çmimet finale për qytetarët.
Rrahmani theksoi se këto praktika duhet të ndalohen dhe se është e nevojshme të inicohet ligji për tregti të brendshme për mbrojtjen e konsumatorëve dhe uljen e barrës financiare të familjeve.




