Pas përfundimit të pauzës, ka vazhduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, ku mungon Lëvizja Vetëvendosje.
Në sallë janë të pranishëm përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në rend dite është shqyrtimi i një propozim-rezolute që lidhet me rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e reagimit nga ana e Qeverisë, si dhe ndikimin e kësaj situate në koston e jetesës dhe stabilitetin ekonomik të vendit.//eo//




