Një anije tregtare e lidhur me Izraelin është goditur nga një dron iranian në Ngushticën e Hormuzit, duke u përfshirë nga flakët gjatë lundrimit.
Sulmi u konfirmua nga Garda Revolucionare e Iranit, e cila bëri të ditur se objektiv ishte anija “MSC Ishyka”.
Ngjarja ndodh në një periudhë tensionesh të larta në rajon, ndërsa kjo rrugë e rëndësishme detare vazhdon të mbetet nën presion për shkak të zhvillimeve të fundit.//sinjali//




