Ramush Haradinaj uron NATO-n për 77-vjetorin e themelimit, duke theksuar rolin e saj vendimtar në çlirim dhe paqe për popullin e Kosovës.
Ai shpreh se Ushtria jonë, e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, është e gatshme të bashkëpunojë si anëtare e denjë me SHBA-në dhe aleatët, në shërbim të paqes dhe sigurisë.
Urime dhe mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e NATO-s që shërbejnë për paqen nëpër botë, tha ai ndër tjerash.




