Bashkim Jashari, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Pashkëve.
Ai theksoi se kjo festë simbolizon sakrificën, shpresën dhe ringjalljen, duke bërë thirrje për më shumë paqe, solidaritet dhe mirëkuptim.
Jashari ritheksoi përkushtimin e FSK-së për të shërbyer të gjithë qytetarët dhe për të garantuar siguri e bashkëjetesë në vend.




