Vjosa Osmani ka përfunduar mandatin e saj pesëvjeçar në krye të Presidencës së Republikës së Kosovës, duke ia dorëzuar detyrën pasueses së saj, Albulena Haxhiu.
Pas ceremonisë së dorëzimit të detyrës, Osmani është përshëndetur me stafin e Presidencës dhe bashkëpunëtorët e saj më të afërt, me të cilët ka punuar gjatë mandatit.
Në një moment simbolik, ajo është larguar nga ndërtesa e Presidencës me veturën që dikur ishte përdorur nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, duke sjellë në vëmendje një lidhje me periudhën e hershme të udhëheqjes shtetërore në Kosovë./EO.




