Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka kritikuar vendimin e Ministrisë së Industrisë për çmimin tavan të derivateve, duke paralajmëruar se disa biznese mund të falimentojnë.
Berjani tha se detyrimi për të blerë naftë me 1.86 euro dhe ta shesin po me të njëjtin çmim është i dëmshëm për tregun.
“Vendimi i Qeverisë po respektohet, por është i gabuar dhe rrezikon bizneset. Nëse nuk ndryshohet, Shoqata e Naftëtarëve do të jetë e detyruar të organizojë protesta,” tha ai.




