Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaşh, mirëpriti gjeneralmajorin Alexandros Koufopoulos, komandant i Divizionit të 2-të të Mekanizuar të Këmbësorisë së Forcave të Armatosura Greke, në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City.
Takimi u përqendrua në situatën e sigurisë rajonale, ku gjeneralmajor Ulutaşh rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, në mënyrë të paanshme dhe transparente.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij të përzemërt ndaj gjeneral Koufopoulos për kontributin e gjatë dhe të çmuar të Greqisë në misionin e KFOR-it.




