Një rast i dyshuar i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, pasi fqinjët kanë dëgjuar një debat të ashpër brenda një banese.
Dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të rezultateve të dobëta në shkollë dhe mungesave të një të miture.
Pas ndërhyrjes së policisë, palët janë intervistuar dhe kanë deklaruar se nuk ndihen të rrezikuara.
I dyshuari është shoqëruar në polici dhe më pas liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.




