Pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk u arrit ndonjë marrëveshje për çështjen e presidentit.
Abdixhiku njoftoi se nuk pati lëvizje të reja, por takimet do të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje, pasi afati është më pak se tre javë dhe në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje./EO/




