Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, dhe homologu i tij nga Shqipëria, Endrit Shabani, zhvilluan një takim me Kryetaren e Kuvendit dhe ushtruese të detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Takimi u organizua gjatë vizitës zyrtare të Shabanit në Kosovë dhe pjesë e axhendës është gjithashtu një takim me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, si dhe me përfaqësues të tjerë institucionalë.




