Deputeti Daut Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për, siç tha, qëndrime kontradiktore në politikat fiskale dhe zhvillimet politike.
Sipas tij, Kurti ka kundërshtuar vazhdimisht uljen e akcizës për derivatet me arsyetimin e mungesës së buxhetit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar një pako mbështetëse prej 200 milionë eurosh.
Haradinaj vlerëson se kjo situatë tregon se kryeministri ka vendosur ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja, duke shtuar se kjo qasje vetëm sa e thellon krizën politike në vend.




