Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me deputetët e Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar se pushteti është i përkohshëm dhe rotacioni politik gjithmonë i mundshëm.
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Musliu tha se deputetët duhet të ruajnë integritetin e Kuvendit dhe të mos e nënshtrojnë atë.
“Mos harroni se pushteti është i përkohshëm. Sot jeni ju në pushtet, nesër mund të vijmë ne. Këtu duhet të ruajmë integritetin e Kuvendit,” u shpreh ajo.
Ndërkohë, kryetari i Komisionit, Mefail Bajqinovci, e kundërshtoi Musliun, duke thënë se askujt nuk i është mohuar fjala në këtë komision.
“Nuk ta mohoi askush fjalën në këtë komision që e udhëheqi unë,” tha Bajqinovci.




