Analisti politik Burim Ramadani ka vlerësuar se zgjedhja e presidentit do të ishte një lajm i mirë për Kosova.
Ai theksoi se një marrëveshje mes partive parlamentare do të dëshmonte pjekuri politike dhe do të krijonte stabilitet për vitet në vijim.
Ramadani u bëri thirrje partive që të vazhdojnë takimet deri në arritjen e një marrëveshjeje, duke paralajmëruar se dështimi për ta bërë këtë do të nënkuptonte papjekuri politike.




