Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojova-Dermaku, ka njoftuar se numri i ankesave për qasje në dokumente publike është rritur me rreth 200-250 çdo vit që nga 2021.
Në fund të vitit 2025, janë pranuar 927 ankesa vetëm për qasje në dokumente, nga të cilat 842 janë shqyrtuar.
Sogojova-Dermaku theksoi se vetëdijesimi i qytetarëve për të drejtat e tyre është shumë i lartë, ndërsa Agjencia po punon edhe në përmirësimin e kornizës ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe harmonizimin me standardet evropiane.




