Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë serioziteti në çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Tahiri tha se PDK-ja ka qenë konstruktive dhe transparente gjatë gjithë procesit, por Kurti po përdor situatën për të dramatizuar dhe për të dërguar vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Ai e konsideroi si “telenovelë” kërkesën e Kurtit për 84-85 vota, duke theksuar se konsensusi mund të arrihet me 80 vota.
Sa i përket mundësisë së një takimi Kurti-Hamza, Tahiri theksoi se PDK-ja do ta shqyrtojë vetëm pas pranimit të një ftesë zyrtare dhe brenda organeve të partisë.




