Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një rast ku një person është gjetur i pajetë sot në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka njoftuar se viktima është një mashkull rreth 39 vjeç.
“Sot rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informatën se viktima ishte gjetur pa shenja jete nga familjarët.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore,” tha Zahiti.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe hetimet vazhdojnë.




