Ditët e fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës po kalojnë, ndërsa një marrëveshje nuk duket në horizont. Të hënën u zhvillua një takim mes Kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pa rezultat konkret. Kurti tha se për zgjedhjen e presidentit nevojiten 84-85 vota dhe paralajmëroi takim edhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, i cili ka kërkuar sqarime mbi temën e diskutimit.
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, deklaroi se nuk duhet të ketë takime dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, duke e lënë vendimin tek qytetarët për të zgjedhur mes demokracisë dhe autoritarizmit.




