Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit, deputetët kanë 34 ditë kohë për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit. Në këtë kuadër, Kryeministri Albin Kurti ka nisur takimet me krerët e partive opozitare, duke filluar me LDK-në dhe paralajmëruar takim edhe me PDK-në.
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka komentuar se këto zhvillime shënojnë fillimin e fushatës elektorale. Ai vlerëson se aktivitetet e Kryeministrit dhe të u.d. Presidentes Haxhiu janë më shumë promovuese partiake sesa zgjidhje për krizën politike.
Dreshaj shton se takimet me opozitën janë tentim për të bartur përgjegjësinë te partitë e vogla në rast të zgjedhjeve të parakohshme, duke e cilësuar këtë si papërgjegjësi menaxheriale dhe mungesë tolerancë në legjislaturë. Ai thekson gjithashtu se procesi zgjedhor ka pësuar kontaminime për shkak të rinumërimeve dhe proceseve gjyqësore, duke shtuar nevojën për zgjedhje të reja.
Deputetët kanë afat deri më 28 shkurt për të zgjedhur Presidentin; në të kundërt vendi shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh.




