Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisionin Rubikon në Klan Kosova, tha se partia e tij nuk do të jetë pengesë në rast se identifikohet një kandidat i përbashkët për postin e presidentit të Kosovës.
“Marrëveshja ishte në rast se ka një figurë të përbashkët, nuk jemi pengesë. Ne marrim qëndrim si parti politike, bëjmë kuorumin dhe, nëse kandidati është bindës, e japim votën,” tha Haradinaj.




