Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se shpreson që presidenti i ri të zgjidhet brenda afatit kushtetues, për të shmangur shpalljen e zgjedhjeve të reja. Ajo është e gatshme të organizojë takime me grupet parlamentare për të gjetur një zgjidhje.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët kanë kohë deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin, përndryshe vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh. LVV-ja ka 57 ulëse në Kuvend, por për zgjedhjen e presidentit nevojiten të paktën 80 vota.
Takimet mes partive pritet të vazhdojnë për të arritur marrëveshje për kandidatin presidencial.




