Federata e Hendbollit e Kosovës e ka nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Sportit dhe Rinisë.
Memorandumi është nënshkruar nga Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, dhe Presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci.
Memorandumi përcakton vlerën e përkrahjes financiare për federatën tonë nga Ministria për vitin aktual.
Përkrahja bëhet në bazë të kategorizimit të federatave sportive. Federata jonë me krenari tash e shumë vjet është në Kategorinë A.
Memorandumet janë nënshkruar edhe me federata të tjera ndërsa përkrahja e shtetit për federatat kalon shifrën prej 6,5 milionë eurove për vitin 2026.




