Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar për anulimin e seancave të planifikuara për javën e ardhshme në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, që lidhet me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.
Sipas njoftimit zyrtar, seancat që ishin paraparë të mbaheshin më 14 dhe 17 prill 2026 janë anuluar, pa u bërë të ditura arsyet e këtij vendimi.
“Seancat e planifikuara për datat 14–17 prill 2026 në çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve janë anuluar. Informacione të mëtejshme do të jepen sapo të jenë të disponueshme”, thuhet në njoftim.




