Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të premten, ndërsa në fokus do të jenë katër marrëveshje ndërkombëtare.
Pas mbledhjes së Kryesisë, Tahiri bëri të ditur se gjatë diskutimeve është trajtuar edhe propozim-rezoluta e PDK-së, për të cilën AAK-ja ka shprehur mbështetje që të vendoset si pika e parë e rendit të ditës.
“Seanca e radhës do të jetë të premten. Tema thelbësore janë katër marrëveshje ndërkombëtare. Pati debat për rezolutën e PDK-së dhe ne e mbështesim që ajo të jetë pika e parë e rendit të ditës”, tha Tahiri.
Ai gjithashtu konfirmoi se deputetja Duda Balje i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së, duke shtuar se diskutimet aktuale reflektojnë edhe zhvillimet që lidhen me procesin zgjedhor në vend.




