Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i ka dërguar një letër të hapur partnerëve dhe miqve ndërkombëtarë lidhur me zhvillimet e fundit politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Letra, datë 3 prill 2026, u përcoll edhe ambasadorëve të BE-së, liderëve botërorë dhe personaliteteve ndërkombëtare.
Ahmeti thekson përkushtimin e BDI-së ndaj zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ndërtimit të një shteti demokratik dhe multietnik, dhe integrimit euroatlantik të vendit.
Ai shpreh shqetësim për heqjen e mekanizmit të balancuesit për përfaqësim të drejtë, sfidat në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe iniciativat për kontestimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.




