Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll po përgatitet për paraqitje në Kampionatin Mesdhetar.
Nën urdhrat e koordinatorit të gjeneratave të reja në FHK, Bujar Qerimi, hendbollistët tanë të rinj po punojnë me zell që të jenë sa më të gatshëm për fillimin e Mesdhetarit që mbahet në Shamorin të Sllovakisë prej 12 deri më 19 prill.
Kombëtarja e 18-vjeçarëve është e grumbulluar në Prishtinë kurse udhëtimi për në Sllovaki planifikohet për të dielën.
Kjo gjeneratë tashmë është paraqitur në aktivitete ndërkombëtare dhe ka pasur disa grumbullime.
Në Kampionatin e fortë Mesdhetar, Kosova U18 pritet ta bëjë hapin tutje drejt stabilizimit në skenën ndërkombëtare të hendbollit.




