Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën zyrtare në Londër, ku është pritur nga Sekretarja për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.
Gjatë takimit, Kurti ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme britanike, duke e cilësuar Mbretëria e Bashkuar si partner kyç strategjik dhe duke shprehur përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit.
Ai theksoi zhvillimin ekonomik të vendit, me rritje të buxhetit dhe fokus në sektorët e teknologjisë dhe bujqësisë. Po ashtu, nënvizoi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, përfshirë trajnimet e përbashkëta dhe mbështetjen për Ukrainën.
Në aspektin demokratik, Kurti vlerësoi zbatimin e Ligjit për të Huajt si dëshmi të përkushtimit institucional.
Sa i përket synimeve strategjike, ai ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në Bashkimi Evropian.
Kurti informoi gjithashtu palën britanike për kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, të mbështetura nga Rusia, si dhe foli për dialogun, duke përmendur kushtet për vazhdimin e tij, përfshirë dorëzimin e Milan Radoiçiq dhe zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.




