Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujtoi sot përvjetorin e Betejës së Koshares, duke nderuar sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së që ndryshuan rrjedhën e historisë së vendit.
Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se Kosharja shënoi momentin kur u thye një kufi i padrejtë dhe u hap rruga e lirisë, duke theksuar se vullneti për liri është më i fortë se çdo pengesë.
Ajo u shpreh se kujtimi i kësaj beteje nuk lidhet vetëm me rënien e kufirit fizik, por edhe me lindjen e një vetëdijeje të re shtetërore, dhe bëri thirrje për mbrojtjen e Republikës së Kosovës me të njëjtin përkushtim si heronjtë e Koshares.




