Klubi amerikan FC Cincinnati ka nisur kontaktet e para për një transferim të mundshëm të yllit brazilian Neymar.
Sipas raportimeve, janë zhvilluar bisedime paraprake me përfaqësuesit e lojtarit për të testuar interesimin për një kalim në SHBA.
34-vjeçari është aktualisht nën kontratë me Santos deri në dhjetor 2026, ndërsa synon të sigurojë një vend në listën e Carlo Ancelotti për Kupën e Botës.
Çdo lëvizje e mundshme pritet të shqyrtohet pas këtij viti, ndërsa drejtuesit e klubit amerikan po vlerësojnë nëse transferimi i Neymarit përputhet me projektin e tyre afatgjatë.




