Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, deklaroi në Kuvendin i Kosovës se Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, megjithëse i vonuar, është shumë i nevojshëm për qytetarët.
Ai theksoi se për vite me radhë qytetarët kanë paguar kosto të larta për trajtime në spitalet e rajonit, duke u përballur me barrë të rëndë financiare.
Haradinaj shtoi se AAK e mbështet projektligjin, por kërkoi që ai të garantojë mbrojtje reale për qytetarët dhe të sigurojë që shërbimet shëndetësore të mos mbeten barrë ekonomike për familjet.




