Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se kërkesat e studentëve shqiptarë në Shkup janë të drejta, duke theksuar se përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është një e drejtë kushtetuese që nuk duhet të vihet në diskutim.
Ai tha se çështja duhet të trajtohet përmes rrugëve institucionale dhe me përgjegjësi, duke shmangur politizimin e saj, ndërsa theksoi nevojën për zgjidhje konkrete.
Hoxha shtoi gjithashtu se forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe mbështetja për Kosovën mbeten prioritete të politikës së jashtme të Shqipërisë, si dhe ruajtja e marrëdhënieve me shqiptarët kudo që jetojnë.




