Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk ka pasur diskutime për emra konkretë për president në takimin me kryeministrin Albin Kurti, duke i cilësuar si spekulime raportimet për kandidatura.
Ai theksoi se LDK nuk mbështet një zgjidhje ku të gjitha pozitat kryesore shtetërore i takojnë një partie të vetme.
Abdixhiku konfirmoi se është takuar me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, për të diskutuar qëndrimet politike, ndërsa tha se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka refuzuar takimin.
Sipas tij, mund të ketë takime të tjera gjatë javës së ardhshme, por aktualisht nuk ka zhvillime konkrete në proces.




