Është mbajtur akademi përkujtimore në nder të Agim Ramadanit dhe Ditës së Dëshmorëve të Betejës së Koshares, ku u vlerësua roli i tij dhe i luftëtarëve të UÇK-së në luftën për lirinë e Kosovës.
Në aktivitet u theksua rëndësia historike e Betejës së Koshares si moment kyç në thyerjen e kufirit dhe në rrugën drejt çlirimit të vendit.
Zyrtarë institucionalë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së vlerësuan Agim Ramadanin si figurë të rëndësishme të luftës, duke e cilësuar atë simbol të guximit, sakrificës dhe ndërthurjes së artit me veprimtarinë ushtarake.
Ata theksuan gjithashtu se Beteja e Koshares mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të luftës në Kosovë dhe pjesë e kujtesës historike të vendit.//eo//





