Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Betejën e Koshares dhe figurën e Agim Ramadanit, duke thënë se ajo ka ndikuar në ndryshimin e rrjedhës së luftës në Kosovë.
Ai tha se Agim Ramadani ishte një figurë e kompletuar si luftëtar dhe intelektual, ndërsa përmendi edhe komandantë të tjerë që morën pjesë në këtë betejë.
Haradinaj theksoi se Beteja e Koshares pati rëndësi të madhe për luftën çlirimtare dhe përfshiu sakrificën e shumë dëshmorëve.
Ai gjithashtu kujtoi ish-kongresistin amerikan Eliot Engel, duke e vlerësuar si një mik të madh të Kosovës dhe pjesë të politikanëve amerikanë që kanë mbështetur vendin në periudha të vështira.//eo//




