Delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë shkëmbyer mesazhe me shkrim për çështjet në diskutim gjatë fazës së parë të bisedimeve diplomatike që po zhvillohen në Islamabad, Pakistan. Sipas agjencisë iraniane “Fars”, kjo fazë e diskutimeve tashmë ka përfunduar.
Një burim pakistanez ka deklaruar për CNN se negociatat pritet të vazhdojnë gjatë gjithë natës dhe mund të zgjasin deri të dielën. Bisedimet po zhvillohen me Pakistanin në rolin e ndërmjetësit mes dy palëve.
Në takime, sipas të njëjtit burim, kanë qenë të pranishëm edhe kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif dhe shefi i ushtrisë Asim Munir.




