Në 27-vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Agim Ramadani, bashkëshortja e tij, Shukrije Ramadani, ka ndarë kujtime emocionale nga periudha e luftës.
Ajo tregoi një telefonatë nga fronti gjatë bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999, ku, sipas saj, Ramadani i kishte thënë se “po e shihte lirinë” ndërsa dëgjoheshin shpërthimet në sfond.
Shukrije Ramadani foli edhe për një video të njohur ku ai dëgjohet duke thënë “Fisnike, liria po vjen”, duke sqaruar se ishte xhiruar gjatë një vizite të tij në Zvicër, kur ai kishte shkuar për të siguruar ushtarë dhe armatim, ndonëse në gjendje të rënduar shëndetësore.




