Gjykata Speciale ka vendosur të vazhdojë paraburgimin ndaj Hashim Thaçit, duke vlerësuar se ende ekziston rreziku i pengimit të procesit gjyqësor ose kryerjes së veprave të tjera penale.
Thaçi, së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa të gjithë janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave.




