Theranda dhe Malisheva janë kualifikuar në finalen e barazhit për inkuadrim nga Liga e Parë në Superligën B.
Theranda siguroi finalen pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Feniks, duke dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund.
Në anën tjetër, Malisheva arriti fitore të rëndësishme ndaj Kaçanikut me rezultat 1-3, duke siguruar kështu biletën për finalen vendimtare.
Finalja e barazhit do të zhvillohet të dielën, ku do të mësohet skuadra që do të e realizojë synimin për inkuadrim në Superligën B për edicionin e ardhshëm.
Humbësi i finales do ta ketë edhe një mundësi përmes Play-OUT me skuadrën e ranguar e shtata në Superligën B, KV Trepça.
Ndërkohë, më herët, Peja nuk arriti të sigurojë inkuadrimin në Raiffeisen Superligën A, pasi u mposht nga Gjinoci, e cila me këtë fitore e siguroi qëndrimin në elitë edhe për edicionin 2026/27.




