Daut Haradinaj ka përkujtuar Brigadën 133 “Adrian Krasniqi” të Zonës Operative të Dukagjinit, duke e vlerësuar atë si një nga shtyllat kryesore të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në periudhën e luftës për liri.
Ai theksoi se përmes betejave të zhvilluara, luftëtarët e kësaj brigade nderuan heroin Adrian Krasniqi, si dhe kontribuuan në historinë e luftës së UÇK-së dhe në sakrificën për lirinë e Kosovës.
Në Ditën e Dëshmorëve të Istogut, Haradinaj rikujtoi betejat e muajit prill, duke vlerësuar heroizmin dhe qëndresën e Brigadës 133 si dëshmi se rruga drejt lirisë ishte e pandalshme dhe e bazuar në sakrifica të mëdha.




