Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Dobrushë.
Sipas policisë, drejtuesi i një veture ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni, duke humbur jetën në vend. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se në aksident është përfshirë vetëm një automjet.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar policia, emergjenca dhe zjarrfikësit, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit kanë nisur. Trupi i pajetë pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.




