Një delegacion i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i udhëhequr nga Guvernatori Ahmet Ismaili, po merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe Bankës Botërore në Washington DC.
Gjatë takimeve, delegacioni do të diskutojë me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe BB-së mbi zhvillimet ekonomike globale, stabilitetin financiar dhe perspektivën makroekonomike.
BQK do të prezantojë gjithashtu progresin e sektorit financiar në Kosovë, reformat institucionale dhe projektet strategjike. Në kuadër të vizitës, janë paraparë edhe takime bilaterale me institucione financiare ndërkombëtare dhe partnerë zhvillimorë.
Takimet Pranverore mbledhin çdo vit udhëheqës financiarë dhe politikë nga e gjithë bota për të diskutuar çështje të rëndësishme ekonomike globale.




