Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani “nuk do të ketë armë bërthamore”, duke e cilësuar këtë si pikë kyçe të mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.
Duke folur për mundësinë e vazhdimit të bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit pas dështimit të takimit në Pakistan, Trump tha se pala iraniane dëshiron një marrëveshje.
Ai u shpreh i bindur se në fund do të arrihet dakordim, por theksoi se pa pajtim për çështjen bërthamore, nuk mund të ketë marrëveshje.




